E ndërtuar për bizneset në Kosovë

Lësho faturën sa çel e mshel sytë.

Fatura.al kujdeset për faturimin, ti kujdesu për biznesin.

  • Falas, fatura pa limit
  • Gati brenda pak minutash
  • Qasje nga çdo vend dhe pajisje
Si funksionon

Kujtesat e pagesësnë autopilot.

Ti krijo dhe dërgo faturën. Nëse klienti vonohet, ndjekja e pagesës mbetet në duart tua.

  1. 01

    Krijo faturën

    Zgjidh klientin nga lista, shto produktet dhe fatura është gati.

  2. 02

    Dërgo faturën

    Fatura i dërgohet klientit me email, si link ose si PDF, me vetëm një klik.

  3. 03

    Regjistro pagesën

    Nga fatura te pagesa, gjithçka e dokumentuar dhe e ruajtur.

Gjithë faturimi, në një vend.

Faturat, pagesat, klientët dhe TVSH-ja lidhen mes vete. Kur regjistron një pagesë, statusi i faturës, borxhi i klientit dhe raporti i muajit përditësohen automatikisht.

  • Statuse të qarta: Skicë, Dërguar, Vonuar, Paguar
  • Pagesa të plota ose të pjesshme, të lidhura me faturën dhe klientin
  • Përmbledhja e TVSH-së për çdo muaj, gati për deklarim
  • Historia e çdo klienti: borxhi, pagesat dhe totali
  • Xhirollogaria (IBAN) dhe të dhënat e pagesës në çdo faturë, që klienti të paguajë pa gabim
Faturat6 fatura · 590,00 € ende pa u dërguar
Faturë e re
NumriKlientiShumaStatusi
FAT-2026-0143Pristina Code AcademyPa u dërguar590,00 €Skicë
FAT-2026-0142Dardania Tech L.L.C.Paguar më 26 shtator1.475,00 €Paguar
FAT-2026-0141Kafe Soma B.I.Afati: 10 tetor236,00 €Dërguar
FAT-2026-0140Kosova Solar SH.P.K.Afati pas 3 ditësh3.540,00 €Afati afër
FAT-2026-0139Studio RugovaVonuar 12 ditë · kujtesa u dërgua820,00 €Vonuar
FAT-2026-0138Albi Logistics SH.P.K.Paguar më 19 shtator1.180,00 €Paguar
Mundësitë

Një llogari, çdo gjë nën kontroll.

Fatura.al nuk është vetëm për të lëshuar fatura. Është vendi ku ti, ekipi yt dhe kontabilisti bashkëveproni.

Bizneset

Ke më shumë se një firmë? Menaxhoji të gjitha nga një llogari e vetme.

Ekipi

Çdo anëtar i ekipit ka llogarinë dhe qasjen e vet.

Kontabilisti

Qasje e dedikuar për kontabilistin. Ti merresh me biznesin, kontabilisti me librat.

Libri i Shitjeve

Gjenerohet nga faturat e tua. Zgjidh muajin, eksportoje dhe TVSH-ja është gati për deklarim.

Së shpejti

Në ndërtim e sipër

  • Aplikacioni mobil

    Faturat, klientët dhe pagesat, gjithmonë me vete.

  • MCP & AI

    Lidhe asistentin tënd (Claude, ChatGPT etj.) me Fatura.al dhe menaxho çdo gjë lehtë dhe në mënyrë të sigurt.

  • API

    Lidhe Fatura.al me sistemet e tjera dhe automatizo faturimin në çdo hap.

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dish para se të fillosh.

Ekipi i FaturaZakonisht përgjigjemi brenda ditës së punës
  1. Kushtrim

    Çfarë është Fatura.al?

    Fatura.al është një aplikacion online për faturim, i ndërtuar për bizneset në Kosovë. Me të krijon dhe dërgon fatura profesionale, ndjek pagesat, menaxhon klientët dhe përgatit Librin e Shitjeve për deklarimin e TVSH-së, të gjitha nga një vend. Punon direkt në shfletues, pa instalim, dhe është falas.

  2. Ardit

    A është Fatura.al falas?

    Po, falas përgjithmonë. Krijo llogarinë dhe lësho sa fatura të duash, pa limit dhe pa asnjë pagesë. Faturat, klientët dhe pagesat mbeten të ruajtura në llogarinë tënde.

  3. Arta

    Sa kohë duhet për të filluar?

    Sa çel e mshel sytë. Krijo llogarinë, shëno të dhënat e biznesit (ose të dhënat e tua, nëse punon si individ) dhe je gati ta lëshosh faturën e parë. E gjitha zgjat vetëm pak minuta.

  4. Egzon

    A janë faturat e vlefshme ligjërisht?

    Po. Faturat e lëshuara me Fatura.al përmbajnë të gjitha elementet që kërkohen me ligj në Republikën e Kosovës: numrin rendor, NUI-në dhe numrin fiskal, të dhënat e shitësit dhe të blerësit, datën, si dhe normën dhe shumën e TVSH-së. Kur fatura ka TVSH 0%, p.sh. për shërbime te klientë jashtë Kosovës, në të shënohet edhe neni i ligjit që e lejon.

  5. Besart

    A është Fatura.al arkë fiskale?

    Jo. Fatura.al lëshon fatura tatimore për klientët e tu, jo kupona fiskalë. Nëse shet edhe te konsumatorët fundorë, si dyqan ose restorant, për ato shitje të duhet softuer fiskal i certifikuar nga ATK.

  6. Blerim

    A më duhen njohuri kontabiliteti?

    Jo, dhe pikërisht për këtë është ndërtuar Fatura.al. Ti shënon klientin dhe produktet, ndërsa totalet dhe TVSH-ja llogariten automatikisht. Kështu çdokush mund të lëshojë fatura profesionale, ashtu siç i kërkon ligji, edhe pa njohuri kontabiliteti.

  7. Lirie

    Pse Fatura.al e jo Excel ose Word?

    Excel dhe Word janë të mira për shumë gjëra, por nuk janë ndërtuar për faturim. Aty numrin e faturës e shkruan vetë, totalet dhe TVSH-në i llogarit me dorë, dhe pagesat i mban mend ose i shënon diku anash. Një gabim i vogël në një qelizë mund të të kushtojë.

    Me Fatura.al, numërimi, llogaritjet dhe TVSH-ja bëhen automatikisht. E di gjithmonë cila faturë është paguar e cila jo, klientët marrin kujtesë vetë kur vonohen, dhe në fund të muajit Libri i Shitjeve është gati për eksport. Më pak kohë me dokumente, më pak gabime dhe më shumë kohë për biznesin.

  8. Drita

    Si i dërgoj faturat te klientët?

    Me vetëm një klik, fatura i shkon klientit me email, si link ose si PDF. Nëse të duhet, mund ta shkarkosh edhe vetë si PDF, për ta printuar ose për t'ia dërguar klientit në mënyrën që të përshtatet.

  9. Faton

    A mund të lëshoj fatura në anglisht?

    Po. Çdo faturë mund ta lëshosh në shqip ose në anglisht. Kjo të vjen në ndihmë sidomos kur punon me klientë jashtë Kosovës.

  10. Mimoza

    Si funksionojnë kujtesat automatike?

    Kur një faturë e kalon afatin e pagesës pa u paguar, Fatura.al i dërgon klientit automatikisht një kujtesë me email. Kështu nuk ke nevojë ta ndjekësh vetë çdo pagesë të vonuar, as t'i telefonosh klientit.

  11. Leotrim

    A mund të menaxhoj më shumë se një biznes?

    Po. Të gjitha bizneset i menaxhon nga një llogari e vetme dhe kalon nga njëri te tjetri në sekonda. Secili biznes ka faturat, klientët dhe raportet e veta, të ndara nga të tjerët.

  12. Vjosa

    A mund të shtoj përdorues të tjerë në biznesin tim?

    Po. Për secilin biznes mund ta shtosh ekipin tënd: shëno emrin dhe emailin e personit, zgjidh rolin (Admin, Editor ose Viewer) dhe ai ka qasje në biznes. Secili sheh dhe bën vetëm atë që ia lejon roli.

  13. Arben

    Si i jap qasje kontabilistit?

    E fton kontabilistin me email. Pasi ta pranojë ftesën, ai ka qasje në biznesin tënd dhe i gjen vetë të dhënat që i duhen, pa pasur nevojë t'ia dërgosh faturat një nga një. Kontabilisti mund t'i shohë dhe t'i eksportojë të dhënat, por nuk mund të ndryshojë asgjë.

  14. Gentiana

    A mund ta eksportoj Librin e Shitjeve?

    Po, dhe shumë thjesht. Zgjidh muajin dhe formatin (Excel, CSV ose PDF) dhe shkarko Librin e Shitjeve, gati për deklarimin e TVSH-së në ATK.

  15. Valon

    Ku ruhen të dhënat e mia dhe a janë të sigurta?

    Të dhënat e tua ruhen në serverë brenda Bashkimit Evropian dhe janë të enkriptuara. Kopjet rezervë (backup) bëhen rregullisht dhe ruhen në një lokacion tjetër, të ndarë nga serverët kryesorë. Për më shumë detaje, lexo Politikën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

  16. Teuta

    Kush mund t'i shohë faturat e mia?

    Vetëm ti, anëtarët e ekipit të cilëve u ke dhënë qasje dhe kontabilisti yt. Përdoruesit e tjerë të Fatura.al nuk kanë qasje në të dhënat e biznesit tënd.

  17. Driton

    A mund t'i eksportoj të gjitha të dhënat e mia?

    Po. Të dhënat janë të tuat dhe mund t'i marrësh kurdo, në PDF dhe CSV. Mjafton të na shkruash në ndihma@fatura.al dhe t'i përgatisim për ty.

  18. Albina

    A mund ta përdor Fatura.al jashtë Kosovës?

    Po. Fatura.al është ndërtuar për Kosovën, por mund ta përdorësh nga çdo vend. Megjithatë, rregullat e faturimit dhe të TVSH-së ndryshojnë nga vendi në vend, prandaj sigurohu që faturat e tua i plotësojnë kërkesat e vendit ku vepron.

Nuk e gjete përgjigjen?

Na shkruaj dhe merr përgjigje nga ekipi që e ndërtoi Fatura.al.